Humb jetën nga temperaturat e larta i riu shqiptar në Itali
ITALI- E trishtë në Itali. Një djalë 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një tokë bujqësore.
Mediat italiane shkruajnë se trupi i shqiptari është pikasur ditën e sotme në Falciano del Massico, Caserta.
Nga informacionet paraprake, raportohet se i riu shqiptar mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta.
Trupi i tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Ende nuk ka informacione për identitetin e të riut.
Ai banonte dhe punonte në zonën e Sparanisë.
KOHA JONË SONDAZH

