Humb jetën një tjetër mjek nga COVID-19
Ka humbur jetën për shkak të Covid-19 mjeku i njohur nga Kavaja, Hiqmet Musta. Mjeku që ka shërbyer për vite me radhë si radiolog ka humbur bejeten me virusin e rrezikshëm, raporton gazetari Kelmend Baçi.
Mjeku i njohur në spitalin e Kavajës, Drini Bardhi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shpreh dhimbjen për humbjen e kolegut të tij dhe ngushëllon familjen dhe miqtë.
“Të qofte dheu i lehtë kolegu i nderuar, Dr.Hiqmet Musta.
Radiolog i saktë, fjalëpak, nga ata mjekë qe po i mungojnë gjithmonë e më shumë spitalit tonë. Për fat të keq virusi vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe mjekësh!Allahu na bashkoftë në xhehnet!”, shkruan mjeku Drin Bardhi.
Mjeku Musta ishte 72 vjeç dhe kishte 6 ditë që ishte infektuar me COVID-19.