Humb jetën tragjikisht 48-vjeçari në Vlorë, bie mbi një bordurë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku një 48-vjeçar ka rënë aksidentalisht dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në lagjen “24 Maji”. Burime zyrtare bënë me dije se dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar mbi një bordurë dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi G. M., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?