Humb jetën tragjikisht 60-vjeçari shqiptar në Itali

Një 60-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, 60-vjeçari quhet Zaim Qoshja, ndërsa dyshohet se po kryente riparime në një kabllo zgjatimi të energjisë elektrike, ndërsa një gabim fatal i ka kushtuar jetën.

Mediat fqinje, shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Savignano të Italisë. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte. Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?