Humb jetën tragjikisht vogëlushi shqiptar, e zë poshtë dollapi i rrobave

Leo Latifi, 9 vjeç është vogëlushi me origjinë shqiptare i cili ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike dy ditë më parë në Essex, Angli.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në klubin e notit në shkollën “Great Baddow” në Chelmsford ku në të cilin 9-vjeçari ishte anëtarësuar.

Të voglit i ra sipër dollapi i rrobave, por megjithëse u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të qëndronte në jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë u pikëlluan nga shuarja tragjike e të voglit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shokët dhe shoqet e klasës u shprehën:

Leo do të na mungojë shumë të gjithëve. Ishte një dritë në shkollën tonë. Fytyra e tij ndriçonte klasën dhe sytë e tij të kaltër bënin që të gjithë të buzëqeshnin. Ai ishte një shkencëtar i së ardhmes, por për fat të keq jeta iu ndërpre në mes”.

Hetuesit e Essex janë duke hetuar rastin e vdekjes së Leos.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?