Humb kontrollin e makinës, e reja nga Librazhdi përplaset me lokalin (Foto)
Një vajzë e re ka mbetur e dëmtuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin me të cilin udhëtonte.
Adenisa A., 20 vjeçe, banuese në fshatin Kuturman të Librazhdit, duke drejtuar mjetin me targa ‘AA 825 IN’ paraditen e sotme, e pa pajisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.
Për pasojë ajo ka dalë nga rruga dhe është përplasur me kolonën prej betoni të një lokali.
Për rrjedhojë është aksidentuar drejtuesja e mjetit e cila ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.
E reja u vu në prangat e policisë, ndërsa në ngarkim të saj materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

KOHA JONË SONDAZH

