Humb kontrollin e motorit, vdes burri në Divjakë
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mërtish, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Paraprakisht bëhet e ditur se shtetasi A. K., 62 vjeç duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrugë duke humbur jetën.
“Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë”-njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

