Humbëm në sekondën e fundit 1 me 0 me Portugalinë

 

Ka përfunduar me rezultaton  0-1, ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë, e cila prishi festën e shqiptarëve.

Lojtarës e kombëtares shqiptarë gjatë 45 minutave të para kanë gjene të kërcënuar nga sulmet e portugezëve, me raste të shumta, por pa arritur të shënojë gol.

Minutë pas minute

92′ Migeual Veloso shënon gol për Portugalinë

87′ Xhaka gjuan goditje dënimi, por topi përfundon jashtë

82′ Karton i verdhë për Nanin

80′ Eliseu i vetëm përballë  Berishës, por gjuan jashtë

74’ Rasti i pastër për Shqipërinë, Cikalleshi gjuan drejt portës së portugezëve, por devijohet nga mbrojtja duke kapur shtyllë

73’ Odise Roshi humb gabon në pasim

70′ Lëvizja e radhës për Shqipërinë, në fushë hyn Roshi dhe largohet Gashi

64’ Për Portugalinë del Silva dhe hyn Kuarezma

64’ Një mundësi e mirë për Shqipërinë, por Cikalleshi nuk e çon topin në portë

62’ Dëmtohet Ajeti

56’ Ronaldo kap topin me dorë Goditje dënimi për Shqipërinë

54′ De Biazi bën lëvizjen e parë për kombëtaren, hyn Basha dhe del nga fusha Abrashi

52’ Rasti i mirë për Shqipërinë, CIkalleshi një goditje të rrezikshme, por topi përfundon mbi travers

51’ Nani godet një goditje dënimi, por pret në kohë Berisha

45′ Mbaron pjesa e parë 0- 0

44’ Krosim i mirë i Agollit, por topi pritet nga portieri portugez  Rui Patricio

39’ Një tjetër aksioni i Portugezëve, gjuan fuqishëm Bernard Silva por topi del jashte porte

36’ Tentativë e Cikalleshit në zonën portugeze, por shume larg golit

34’ Nani gjuan në zonën e mbrojtjes por kroson gabim

31’ Ronaldo gjuan me kokë drejt portës, por pozicion jashtë loje. Djemte e De Biazit në vështirësi

30’ De Biazi nxjerr në nxehmje Memushaj, Kacen dhe Bashën

28’ Sërish portugezët nuk ndalen nga porta shqiptare, Ronaldo gjuan fuqishëm, por ndalet nga mbrojtja duke e cuar në goditje dënimi

26′ Berisha “supermen”, ndërhyn në kohë me kokë në një sulm të Ronaldos

23’ Goditje denimi për kuqezinjtë, por tërhiqen

20’ Portugezët fitojnë një tjetër goditje dënimi, por pasimi për Ronaldon eshte i gabuar

15” Cikalleshi futet në zonën e Portugalisë, por ndalet nga mbrotja

14’ Portugezët sërish drejt portës së Berishës, por gjuajnë jashtë

13’ Tjetër sulm i rrezikshëm nga portugezët, Ronaldo gjuan jashtë

12’ Goditje nga këndi për portugezët, Nani gjuan shtyllë

11’ Super goditje nga Ronaldo, por kombëtarja shqiptatre e vendosur të mbroje portën. Pret Berisha

09” Ronaldo hyn në zonë ndalet nga Kukeli

08’Berisha kontrollon topin në zonë

06′ Krosim i rrezikshëm i Agollit drejt zonës nga krahu i majtë, por largon topin Eliseu.

03′ Goditja e parë nga kendi i përket portugezëve.

01′ Ka nisur sfida me topin e parë të luajtur nga kuqezinjt

SHKARKO APP