Humbën jetën mes flakëve të zjarrit, kjo është loja e rrezikshme që u mori jetën 5 adoleshenteve

Pesë vajza adoleshente kanë humbur jetën teksa ishin duke luajtur, lojën “Arratisja nga Dhoma”.

Mësohet se vajzat kanë ndërruar jetë, pas një zjarri që shpërtheu në një hotel në Poloninë veriore.

“Time” ka raportuar se të pesë vajzat, që ndërruan jetën ishin nga 15 vjeç dhe se  po festonin ditëlindjen e një shoku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti polak Andrzej Duda tha, pas ngjarjes së rëndë:

Swiss Digital Mobile Reklama
Zjarri ishte një tragjedi e tmerrshme. Zoti qoftë me prindërit dhe të dashurit e tyre.”

Kujtojmë këtu, se loja “Arratisja nga Dhoma” është një lojë, ku pjesëmarrësit mbyllen në një dhomë dhe me anë të një çelësi duhet të gjejnë misterin për të dalë jashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?