Humbën zgjedhjet, ish-deputetët Boçi dhe Hila takohen në selinë blu

Pas tronditjes nga humbja drastike në zgjedhje, në selinë blu kanë filluar lëvizjet e para. Në ambientet e selisë është filmuar kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ai për Vaun e Dejës, Zef Deda.

Ata kanë zhvilluar edhe një takim me njëri-tjetrin, por nuk dihet se çfarë biseduan. Boçi dhe Hila, humbën në zgjedhjet e 14 Majit.

Hila e pranoi rezultatin dhe uroi kundërshtarin, kjo nuk ndodhi me Boçin. Ai u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është i kontestueshëm. Po ashtu ish-deputeti Boçi është takuar në selinë e PD-së edhe me deputetin vlonjat, Bujar Leskaj.

 

SHKARKO APP