Humbet kontrollin e makinës në aksin Këlcyrë-Ballaban, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonte në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 pranë fshatit Bedyqas. I dëmtuar ka mbetur babi i shoferit të mjetit tip “Mitsubishi”, 62-vjeçari me iniciale A.B., që është dërguar në spitalin e Gjirokastrës.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi  të  fshatit Bedyqas, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?