Humbi bashkëshortin në Thumanë, Klotilda greku sistemohet në apartament të ri në Tiranë

Klotilda Greku do të humbiste bashkëshortin e saj Sajmir Grekun bashkë me vjehrrin dhe vjehrrën nga tërmeti që goditi vendin më 26 Nëntor.

Vetëm fati do e shpëtonte edhe Klotildën dhe vajzën e saj të vogël natën e tragjedisë, pasi kishte shkuar në Dibër tek prindërit e saj.

Ajo u vizitua sot në banesën e saj të re në Tiranë 2+1 nga Kryeministri Edi Rama dhe Kreu I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i garantuan mbështetje të plotë me gjithçka që ka nevojë.

Krahas apartamentit të ri i cili është mobiluar me çdo gjë të nevojshme dhe mbështetjes së menjëhershme financiare, po punohet për t’i lidhur vajzës një pension të posaçëm për shkollim.

Bashkia e Tiranës është angazhuar që bashkë me qeverinë të sistemojë me banesa dhe të mbështesë financiarisht të gjithë familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur nga Tërmeti.

Nga ana tjetër, do të rindertohen të gjitha banesat e dëmtuara, ndërkohë që ato me dëmtime të pjesshme do të meremetohen.

Gjer në zgjidhjen përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka ofruar bonus qiraje 100 % për familjet e prekura nga tërmeti.

SHKARKO APP