Humbi betejën me Covid-19, trupi i pajetë i mjekut Dobi mbërrin në Rinas

Nëntë ditë pas ndërroi jetë në një spital italian për shkak të Covid-19, ka mbërritur në Rinas në orët e vona të kësaj pasdite trupi i pajetë i mjekut Drini Dobi.

Mjeku u prek nga Covid-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, u nis në drejtim të Italisë për shërbim më të specializuar, por nuk ia doli dot të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.

Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët. Drini Dobi ishte mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?