Humbi familjen në aksident, drejtori i Spitalit të Traumës tregon gjendjen e 3-vjeçares

Drejtori i spitalit të Traumës në Tiranës Arben Zenelaj ka treguar për gazetaren Glidona Daci gjendjen e fëmijës 3-vjeç që mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhurnë rrugën e Kombit.

Ai është shprehur se aktualisht mjekët por bëjnë vlerësimin e gjendjes së saj pasi ka vetëm pak minuta që ajo ka mbërritur në spital. Aktualisht ajo arrin të marrë frymë pa nevojën e pajisjeve mjekësore. Po vijojnë ekzaminimet.

Burrë e grua dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergj Figuri, se dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Swiss Digital Mobile Reklama
Burre e grua dhe 2 femijet te vdekur, pamjet nga aksidenti tragjik ne Rubik | ABC News Albania

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?