Humbi jetën gjatë misionit në Letoni, Bashkia Kamëz nderon Zarife Hasanajn me gjestin e veçantë

Bashkia Kamëz ka vendosur që të nderojë nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni.

Kreu i Bashkisë, Xhelal Mziu, do t’i vendosë emrin e Dëshmores së Atdheut, kopshtit të fëmijëve në Fushë-Kërçik.

Bashkia ka njoftuar të gjitha mediat si dhe çdo qytetar, për të qenë pjesë e kësaj ceremonie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë këtu, se isa javë më parë në Letoni, dy ushtarë shqiptarë humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një mine.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata ishin nëntetarja Zarife Hasanaj dhe komandant Klodian Tanushi.

Ndërkohë ushtari i tretë i plagosur, Klodian Kapaj, arriti që të shpëtonte.

Të tre ishin pjesë e një misioni të NATO-s në Letoni për çmontimin e minave.

Trupat e Hasanajt dhe Kapajt u kthyen në atdhe, ku u zhvillua edhe një ceremoni pritjeje në Rinas, në nderim të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?