Humbi jetën mes zjarrit pasi shpëtoi 25 punonjës, qeveria jep 1 milion lekë ndihmë financiare për familjen e Arjan Salës
Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milion lekësh familjes së 33-vjeçarit Arjan Sala, që humbi tragjikisht jetën, pasi shpëtoi 25 persona nga zjarri në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë.
Vendimi i qeverisë vjen në ditën kur qeveria e shpalli të riun “Dëshmor të Atdheut”, ndërsa te familja e tij ishte sot edhe kryeministri Edi Rama.
Siç sqarohet në vendimin e qeverisë, ndihma financiare e akorduar për familjen e të ndjerit do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.