Humbi jetën në aksident, familja: Nga mungesa e sinjalistikës

Sajmir Miho 45-vjeç nga Vlora, po lëvizte me motor në aksin rrugor Fier-Vlorë, teksa në vendin e quajtur “Ferras” ai u përplas nga një makinë tip ”Opel” e drejtuar nga Albert Myrtaj 38 vjeç, i cili u arrestua. Miho u dërgua në spitalin e Traumës me urgjencë por nuk mundi të mbijetonte duke humbur jetën.

Familjarët apelojnë që shteti të marrë masa për rrugën, pasi ka nisur prej 4 muajsh dhe nuk ka përfunduar dhe shkak për aksidentin sipas tyre ka qenë mungesa e sinjalistikës.

”Është një rrugë që ka nisur katër muaj më parë dhe nuk ka përfunduar. Mungesa e sinjalistikës shkaktoi aksidentin. Sajmiri ishte duke ardhur nga puna. Për pak vinte në shtëpi, e prisnin tre fëmijët. Rruga nuk ka sinjalistikë që të tregojë devijimin apo të bënte orientime. Në cdo vend të botës ka tabela paralajmëruese, këtu nuk ka as ndriçim, asgjë. Firma që bën punimet duhet të marrë masa”,-shprehen familjarët e viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Shqipëri shënohen thuajse çdo ditë aksidente, ndërsa brenda këtij viti sipas një raporti të INSTAT që u publikua pak kohë më parë kanë humbur jetën mbi 120 persona nga aksidentet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?