Humbi jetën në punë, Breçani: Arjan Sala meriton të prehet te Varrezat e Dëshmorëve, zjarrfikësit pa mjete
Erzen Breçani, administrator i kompanisë së sigurisë ku punonte Arjan Sala, që humbi jetën në zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare të “Casa Italia”-s, ka thënë se 33-vjeçari , ka kryer një akt heroik.
I ftuar në edicionin e lajmeve të ‘Ora News’, Breçani, ka thënë se Salaj meriton të jetë në varrezat e dëshmorëve të kombit.
Më tej ai ka thënë se viktima, në qendrën tregtare fillimisht ka punuar si punëtor i sigurisë fizike e më pas si përgjegjës tek turnet, duke shtuar se 33-vjeçari kishte të gjithë detyrat e një polici.
Breçani ka thënë ndër të tjera zjarrëfikësit, të cilët shkuan për të shuar zjarrin tek magazina nuk ishin të pajisur me mjetet e duhuara.
“Ai ka kryer një hakt heroik, padyshim që do të jetë dëshmor i kombit. Salaj meriton të jetë në varrezat e dëshmorëve të Kombit. Arjani pasi ka mbaruar kursin e trajnimit ka paraqitur kërkesën, për të punuar te kompania jonë. Fillimisht Arjani ka punuar si punëtor i sigurisë fizike, më pas si përgjegjës i shërbimit dhe përgjegjës tek turnet. Të gjitha detyrat që ka punonjësi i policissë së shtetiti ka dhe polici privat brenda territorit ku punon, si në rastin e Arjanit.
Arjani ka kryer detyrën ashtu siç e thotë ligji. Ka qenë roja që ka parë tymin, e më pas ka njoftuar Arjanin. Arjani ka kryer një rrugë për të evakuuar njerëzit që ndodheshin te zjarri. Njoftimi për zjarrin është bërë me radio e më pas është njoftuar zjarrëfikësja. Zjarrëfikësit nuk kishin mjetet e duhura, nuk kam parë që një zjarrëfikës të ketë një bombulë që mbaron për 5 minuta.“- tha ai.
Trupi i Arjan Salës është gjetur ditën e sotme pas tre ditësh kërkime nga policia, zjarrëfikësit dhe ushtria. Sala mbeti i vdekur në magazinat tek qendra tregtare ‘Casa Italia’, pasi u fut për të shpëtuar punëtorët e tjerë.