Humbi jetën nga COVID-19, përcillet në banesën e fundit Bashkim Kopliku, e bija nuk i mban dot lotët: E pabesueshme për të gjithë
Një nga liderët e parë antikomunistë në Shqipëri, Bashkim Kopliku është përcjellë sot në banesën e fundit pasi nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.
Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur në qytetin e tij, Durrësin.
Vajza e tij, që gjithashtu u prek nga COVID-19 teksa ka falënderuar të pranishmit nuk e ka mbajtur dot veten duke shpërthyer në lot.
“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit”, tha ajo.
Kopliku ka qenë deputet tre herë në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetar i Komitetit të I° pluralist në verën e largët të vitit 1991, Zv/Kryeministër, Ministër i brendshëm në qeverinë e parë demokratike, Ministër i ekonomisë dhe kryetar i komisionit të ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë.