Humbi jetën nga një aksident, Universiteti mesazh ngushëllimi: Erisa, studente e dalluar
Studentja 22-vjeçare Erisa Aliaj humbi jetën në një aksident rrugor, dhe kjo ngjarje tragjike ka tronditur pedagogë dhe studentë të universitetit ku ajo studionte. 22-vjeçarja ndërroi jetë në spital dje (21 qershor) një ditë pasi u përplas nga makina mbrëmjen e 20 qershorit në lagjen nr.17 në Durrës.
Fakulteti i Shkencave Politike Juridike-UAMD në Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës e kujton Erisën si një studente të dalluar e cila ndiqte ciklin e dytë të studimeve në Masterin ‘Komunikim Publik’ pranë Departamentit të Shkencave Politike, pasi kishte mbaruar studimet Bachelor pranë këtij Fakulteti.
“Ajo ishte një studente aktive, e cila angazhohej në të gjitha aktivitetet e Fakultetit. Erisa ishte një vajzë e dashur, me sjellje të shkëlqyer, gjithmonë në krah të shokëve e shoqeve. Ajo ishte pjesëmarrëse në disa projekte në Fakultet, ku dallohej për aftësitë dhe kompetencat, çka e bënin aq të veçantë e të respektuar mes pedagogësh e studentësh. Në këto momente, i qëndrojmë pranë familjes. Kujtimi i Erisës do jetojë përherë”,-shkruhet në faqen e Facebook-ut të fakultetit.
KOHA JONË SONDAZH

