Humbi jetën nga qentë, banorët jetojnë mes frikës

Selime Braushi, 64-vjeç, humbi jetën e sulmuar nga qentë të enjten, në një ullishte të Dyshnik të Beratit. Në Dyshnik, pjesë e qendrës administrative Otllak, pak kilometra larg qytetit të Beratit, banorët thonë se qentë nuk janë të zonës dhe se janë sjellë me kamionë nga Shqipëria e mesme.

Në fshat, këtë të premte nuk sheh qen dhe banorët thonë se i ka trembur policia me krisma armësh, por ata kanë ende frikë. Qentë e sulmuan banoren e këtij fshati, rrugës teksa kthehej nga ullishta. As të afërmit që ndodheshin pas saj nuk arritën ta mbronin dhe ta ndihmonin.

64-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, duke e lënë fshatin jo vetëm në dhimbje, por dhe me frikën e shfaqjes së qenve agresivë, që ata thonë se gjykuar nga raca, nuk i përkasin Dyshnikut, por kanë ardhur nga larg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?