Humbi jetën tragjikisht, kush është 25-vjeçarja nga Vlora?

Një aksident tragjik u shënua ditën e djeshme në Vlorë, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u përplas në hyrje të autostradës “100 Vjetori”. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë shpejtësia e lartë si pasojë e të cilës mjeti tip”Ford’’ humbi kontrollin dhe u përmbys në mes të rrugës. Gjithashtu u plagos edhe një vajzë tjetër në automjet, por ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. E reja që humbi jetën u identiikua si shtetsja Gabriela Meto.

Viktima G. M., 25 vjeçe, banuese në Vlorë, ishte drejtuese e mjetit kurse S. K., 38 vjeçarja e plagosur, banuese në Vlorë, ishte pasagjere. Ditën e djeshme JOQ Albania publikoi edhe foto nga vendngjarja, ndërsa shihej trupi i pajetë i të resë i shtrirë në asfalt.

SHKARKO APP