Humbi mikun, Malaj për Bajon: Vepra e tij krijuese do të flasë përjetësisht

Petrit Malaj, aktor dhe dekan i Universitetit të Arteve, ka reaguar për humbjen e skulptorit Arben Bajo. Sipas tij, Bajo i cili nuk arriti të fitonte betejën me Covid-19, la pas vepra që do të flasin përjetësisht.

Postimi i plotë

Trishtim i madh. Humbja e kolegut dhe mikut tim Arben Bajo, ishte e papritur dhe shume e trishte. Ishte i ri. Ende nuk mund ta besoj.

Vepra e tij krijuese do te flase perjetesisht. Ai talentin e ka percjelle tek studentet dhe e ndeshim ne veprat e tij kudo neper Shqiperi.

Beni ishte nje djale i shkelqyer dhe profesionist i rrallë, ndaj ndihem krenar qe pata nje koleg, nje mik dhe bashkepunetor te tille në Universitetin e Arteve!

Ngushellimet me te sinqerta familjes! U prehsh ne paqe i dashur Beni!

SHKARKO APP