Humbi në det, 60-vjeçari në gjendje shoku. Ja si u shpëtua

Kapitaneria e Portit dhe Policia Kufitare në Durrës ka mundur të shpëtojë një person, i cili kishte dalë që dje mbasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova) dhe kishte humbur orientimin.

Lulzim Hajdaraj nga Tirana, 60-vjeç kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu.

Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapitaneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për ta shpëtuar ate. Ai u gjet në gjendje shoku dhe i pavetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?