Humbi në garën brenda PD-së, Kadilli: Projekti i Bashës është i shterruar. Partia duhet të ndryshojë
Pjesë e garës për të drejtuar PD-në për 4 vitet e ardhshme ishte edhe Fatbardh Kadilli, i cili pranoi humbjen në zgjedhjet e së dielës, aty ku u rikonfirmua Lulzim Basha si kryetar për një mandat të tretë.
“Partia Demokratike ka nevojë që të vijojë reflektimin, pasi gara nuk ishte vetëm kush do të ishte kryetari, por të ngrihej një opozitë e re. Projekti i zotit Basha, për mua, është i shterruar. Ndaj, unë nuk e shpalla kandidaturën si Kadilli, por kisha edhe propozim politik për ringritjen e PD-së”, deklaroi Kadilli.
Për të, me zgjedhjet që bëri, partia preferoi që të vazhdonte inercinë dhe lidhjen emocionale me kryetarin në zyrë. ”Kjo nuk mjafton, pasi rezultati dihet. Partia duhet të ndryshojë dhe propozimi im është e vetmja alternativë që ka sot për diskutim në PD”.