Humbi të gjithë familjen në tërmetin e 1 viti më parë, rrëfimi drithërues i Albert Carës: Do bëhesha gjysh, tani nuk jam më as baba

Albert Cara, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij pas tërmetit të 26 nëntorit, ka rrëfyer tragjedinë e familjes së tij dhe boshllëkune madh që i ka lënë ndatja nga jeta e familjarëve të tij.

Albert Cara ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur rrënojat e banesës e zunë poshtë së bashku me anëtarët e familjes. Me lot më sy ai tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, ndërsa tha se tani më nuk është as baba.

“Atë natë ra i pari i lehtë nga ora 8, Miri dhe nusja Stela ka ndenjur në kafe deri nga ora tre. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në koridor, kur ra tërmeti, nusja me djalin të përqafuar ishin në një kollonë, ndërsa dy fëmijët e vegjël nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr e kujtoj nuk e di sesi po e përballoj. O zot thash u luta. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rash në katë të parë. Gruja më ka lënë sakat, e kisha shok kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka mu shkatarrua gjithçka. Do bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por nuk jam as baba,” u shpreh për Neës24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që nga tërmeti tragjik Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe mbesën. Ai u nis menjëherë pasi u nxorr nga rrënojat drejt Italisë, ku qëndroi për më shumë se dy muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?