Humbja e 33-vjeçarit që shpëtoi jetë. Nora Malaj: Për ty bir!

Kandidatja për deputete e LSI, Nora Malaj shprehet se sakrifikimi i 33-vjeçarit, Arjan Sala është një gjest që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Malaj shprehet se “ti je heroi im sot , biri i të gjithë shqiptarëve!”.

Mesazhi i Nora Malajt në Facebook:

Për ty bir!

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë nuk të njoh personalisht , po njoh çdo qelizë tënden ne aktin mbinjerëzor që ti bëre !

Swiss Digital Mobile Reklama

Ti mund të ishe im bir, nipi im, nxënësi im apo studenti im, ti ishe njëri nga ne dhe nuk mendove për veten po për të tjerët . Ti hyre në flakë për të shpëtuar jetë njerëzore !

Sot sakrifica jote përtej  njerëzores , sublime , është modeli që nuk ka fjalë të përshkruhet !

Sa dua që ky lajmë të mos jete i vertetë !

Heroizmi yt sot është ngadhnjim mbi vdekjen !

Ti je heroi im sot , biri i të gjithë shqiptarëve !

E ndjej dhimbjen deri ne asht të shpirtit !

Ti na le pafjalë … Na le dhimbjen pranë !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?