Humbja e Erdoganit në Turqi, ish-ambasadori Nesho: Ja pse opozita fitoi në zgjedhje

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar humbjen e partisë së Presidentit turk Erdogan në zgjedhjet e fundit. Nesho u shpreh se arsyeja kryesore e humbjes së Erdogan ishte akumulimi i problemeve, si ekonomia, mosfunksionimi i drejtësisë apo kufizimi i lirive.

”Ajo që është e rëndësishme është se opozita për herë të parë ka fituar votën popullore që nga dalja e Erdoganit në pushtet. Kishte një akumulim sepse Erdogan dhe sistemi politik në Turqi kishin sjellë një pakënaqësi të shtuar te populli.

Kufizimi i lirive ishte ndër faktorët kryesorë, mosfunksionimi i drejtësisë, polarizimi i tejskajshëm në kushtet e popullit. Politika ishte ndarë mes erdoganistëve dhe opozitës. Ekonomia po ashtu ka ndikuar me inflacionin që aktualisht është 69%, me Erdogan që ndërhyn drejtpërdrejt në çështjet e ekonomisë”, tha ai.

SHKARKO APP