Humbja e Moikom Zeqos, Brokaj: Shteti e braktisi për shumë vite, të vlerëson githmonë mbas vdekjes

Më 15 qershor, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare politikani, studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo. Ai ndërroi jetë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Për mikun e tij Sabit Brokaj, ky është ndër lajmet më të hidhura sepse Shqipëria humbi një nga intelektualët më të plotësuar.

Sabit Brokaj: ”Është një nga lajmet më të hidhura që kam marrë. Po e them ngushtësisht në kuptimin miqësor dhe si mik i tij, por dhe në kuptimin e përgjithshëm pasi Shqipëria humbi një nga intelektualët e vet më të plotësuar, shumë përmasor që në fushën e kulturës, letërsisë, arkeologjisë dhe si politikan, ndoshta është i vetmi në këtë formim të tij të gjithanshëm. Për të mos harruar, ishte dhe themeluesi i arkeologjisë nënujore shqiptare.”

Brokaj theksoi faktin se shteti e kishte braktisur prej vitesh Moikom Zeqon, dhe se si gjithmonë politika dhe shoqëria të vlerësojnë mbas vdekjes.

Sabit Brokaj: ”Iku me pengje. Po përpëris një zakon që e ka pasur politika dhe shoqëria shqiptare, të vlerëson mbas vdekjes. Ai ishte shumë vital, shumë prodhues, një mendjendritur dhe shteti e braktisi realisht, shumë e shumë vite. Kur dihet që disa vegjetojnë në parlament, politkë, realisht pa vlera, për mos të thënë të dëmshëm. Ai ishte njeri me dinjitet dhe kjo e lëndonte, jo se kishte ndonjë ankesë. Moikomi ka dhe një kontribut mbarë kombëtar. Është një nga njerëzit që shkroi dhe mbështeti shumë luftën çlirimtare të Kosovës. Madje për atë, është dënuar me 1 muaj burg në burgjet e Malit të Zi në kohën e Jugosllavisë. Desha ta theksoja këtë detaj, se është ndër të veçantat.”

SHKARKO APP