Humbja e thellë e PD-së në Kukës, akuzon Berisha: U dhanë lekë me thasë
Për humbjen e thellë të PD-së së Rithemelmit në Kukës, Sali Berisha bën fajtor kundërshtarin, pra qeverinë duke thënë se kanë dhënë lekë me thasa për një javë.
”Në Kukës, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirë. Balluku, Balla janë marrë në shpërndarje parash një javë. Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por qartësisht, industria e blerjes së votës.
Ne kemi konkluzionin se me Ramën zgjedhje nuk ka dhe Kukësi ishte një fakt shtesë në morinë e provave tona. Në një vend ku drejtësia është në kontroll total, nuk ka asnjë shpresë me vota në përmbysjen e kësaj qeverie”,-thotë Berisha.
PD e vulës nuk mori pjesë në këto zgjedhje të parakohshme lokale që u mbajtën më 24 shtator pas video skandalit të Safet Gjicit.