Humbja e thellë në zgjedhje, Mediu: 3 hapat që duhet të ndjekë opozita
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se për aq kohë sa Sali Berisha thotë se nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit, atëherë do duhet të dalë në një përfundim nëse do pranojë të hyjë në Këshillat Bashkiak ose jo.
“Kur ti thua nuk do njoh rezultatin do duhet të mbash qëndrim nëse do të hysh në Këshillin Bashkiak ose jo. Nëse ke kontestime duhet të mbash qëndrim formal”, u shpreh Mediu. Nga ana tjetër, Mediu jep 3 hapa që do duhet të ndjekë më tej opozita, në të kundërtën ai flet se ky skenar do të përsëritet edhe në zgjedhjet e ardhshme.
“Opozita duhet të ketë njerëz që kalojnë hundën e tyre, deri tani nuk ka asnjë zhvillim për reformën zgjedhore, ka iniciativa individuale, që nuk diskutohen brenda opozitës dhe unë këtë shpresoj që në krye të grupit parlamentar të opozitës të atyre që janë zgjedhur në atë kohë në logon e PD për sa kohë i kemi zgjedhur, do ulen të diskutojmë se cilat janë hapat ligjore, nga pikëpamja e administrimit të procesit zgjedhor dhe mënyrën e funksionit opozitar, nëse nuk e bëjmë këtë nuk kemi bërë asgjë”,-tha në ”A2cnn”.