Humbja përballë Veliajt dhe protestat e dobëta në Tiranë, Berisha transferon Belind Këlliçin në këtë qark
Pas humbjes së thellë përballë Erion Veliajt, por edhe dështimit të protestave në Tiranë, duke mos mbledhur dot as 50 militantë para Bashkisë së Tiranes, ka ardhur reagimi i parë i Sali Berishës për Belind Këlliçin.
Me riorganizimin e ri për zgjedhjet e 2025, Berisha ka vendosur që Belind Këlliçin ta çojë të mbledhë vota në Elbasan, duke e larguar nga Tirana, ku shënoi humbjen më të thellë, me 60 mijë vota diferencë, përballë Veliajt.
Jo vetëm kaq, por edhe dështimi në organizimin e protestave te Bashkia e Tiranës javët e fundit kanë përforcuar këtë vendim për të ndryshuar drejtuesin. Këlliçi do zëvendësohet nga Flamur Noka, Albana Vokshi, Dhurata Çupi.