Humbja që “djeg”, reagojnë De Biasi, Cana e Xhaka

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, priste një  rezultat tjetër  me siguri, sikurse të gjithë tifozët në “Elbasan Arena”. Por nuk mjaftoi as fakti se e fituam ndeshjen e parë ndaj të njëjtin kundërshtar në transfertë, as fakti se nuk kishim pësuar asnjë humbje në pesë ndeshjet e para dhe as ëndrra e madhe që në rast fitoreje apo barazimi  mund të shkonin direkt në Euro 2016. Nuk mjaftoi as shpërblimi 400 mijë euro që FSHF vendosi si shpërblim në rast fitoreje për ekipin tonë kombëtar.  Megjithatë, trajneri Gianni de Biasi nuk e dramatizon humbjen e djeshme me Portugalinë. Nga ana tjetër, ai nuk e fsheh as zhgënjimin, i cili reflektohej në pamjen e tij. Italiani tregohet realist, kur deklaron se luzitanën janë një skuadër e nivelit të lartë. – “E dinim forcën e Portugalisë, dhe duhej të ishim të kujdesshëm deri në fund. Fola për 3 minuta me lojtarët pas ndeshjes. Është një humbje që i djeg të gjithëve. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë se në të parën. Mendoj se është një humbje që do të na shërbejë edhe në të ardhmen. Nuk duhet të rrëmbeheshim nga publiku, por duhet të bënim lojën tonë”. Në muajin tetor kuqezinjtë do të luajnë edhe dy takime, një brenda fushës me serbët dhe një në transfertë me armenët, ndaj dy ekipeve që nuk kanë pretendime, por fitorja nuk është e sigurtë megjithatë ndaj asnjërës. Përsa i përket ndeshjeve të ardhshme, atë me Serbinë dhe Armenisë, De Biasi i ka idetë e qarta. – “Në dy ndeshjet e ardhshme duhet të paraqitemi mirë dhe të marrim pikët për kualifikimin. Me këtë humbje ia ndërlikuam gjërat vetes”. Portugalia e kishte humbur ndeshjen miqësore me Francën, pak ditë më parë, por trajneri i saj Fernando Santos dukej i qetë para sfidës me Shqipërinë. Ai me diplomaci lavdëroi ecurinë e kuqezinjve dhe nxori në fushë një skuadër kërkuese e këmbëngulëse deri në fund për tre pikëshin. Ehe Santos në fund largohet me të besuarit e të tij me një trepikësh të artë e megjithatë, duke vlerësuar kuqezinjtë për ecurinë dhe ndeshjen e djeshme në “Elbasan Arena.”    

 

Taulant Xhaka: Ky është futbolli, tani të shohin para

Futbollisti i kombëtares sonë, Taulant Xhaka, sikurse edhe të tjerët pas ndeshjes, është shprehur i zhgënjyer pas humbjes nga Portugalia, pas një goli të pësuar në momentet e fundit. Xhaka ndaj Portugalisë ishte ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë. Humbja në kohë shtesë, pas një goli të Velosos ishte një goditje edhe psikologjike për kuqezinjtë, që kanë edhe dy ndeshje të tjera me ekipet e fundit të grupit dhe duhet t’i fitojnë ato. Për këtë arsye, Xhaka tha se duhet harruar goli i papritur dhe humbja me Portugalinë dhe të rikuperohen psikologjikisht për sfidën e tetorit ndaj Serbisë. –  “Emocione të mëdha na solli kjo ndeshje. Nuk jam i kënaqur, sepse në pjesën e dytë treguam se dimë të luajmë futboll. Në pjesën e dytë ata kishin më shumë frikë. Por, ky është futbolli dhe ne duhet të shikojmë përpara, në ndeshjen kundër Serbisë. Kundër Serbisë do ta japim maksimumin dhe në rast fitoreje, atëherë do ta realizojmë ëndrrën e të gjithë shqiptarëve”, – është shprehur Xhaka pas ndeshjes.

Lorik Cana: Tani, të shohim nga Serbia dhe Armenia

Me skuadra të tilla duhet të dish se kur mendon se më herët e ke fituar ndeshjen, në atë moment mund ta pësosh dhe në atë moment ndodhi. Trajneri e tha edhe në atë moment. Duke marrë edhe eufori më shumë seç duhet kemi rrezikuar,” theksoi Lorik Cana. – “E pësuam në fund kur nuk mund ta pësonim, por aty është një skuadër si Portugalia dhe më vjen keq për këtë. Më parë mund ta kishim pësuar, por në fund është e vërtetë se mund ta kishim fituar.”  Më tej ai shpjegoi edhe momentin e golit. – “U mundova të mos ta largoj topin për të parë një shokun tim, por ndodhi goditja e këndit dhe aty isha duke bërtit që ta mbajmë përqendrimin dhe s’kemi treguar mjaftueshëm mençuri për ta evituar këtë gol. Tani duhet të përqendrohemi totalisht te dy sfidat e mbetura pasi janë vendimtare dhe jemi kaq pranë ëndrrës. Duhet të japim maksimumin pasi e kemi vetë në dorë kualifikimin dhe dhe nuk na lejohen gabimet”, deklaroi Lorik Cana.

 

Portugalia

Nani: Morën rezultatin që donim, pas përpjekjeve deri në fund

Portugezët nuk mund ta fshihnin gëzimin e tre pikëve pas golit të Migel Velosos në fund të takimit. “Në pjesën e dytë patëm disa probleme, por ne nuk dorëzohemi kurrë për të fituar, u përpoqëm deri në minutën e fundit dhe ishte ky rezultati për ne,” – theksoi një ndër lojtarët më të mirë portugezë, Nani. – “Kemi edhe një ndeshje për tu kualifikuar, duhet të fokusohemi. Luajtëm mirë dhe arritëm atë që donim. Duhet të fokusohemi në punën tonë, pasi kjo është e rëndësishme dhe duhet të mendojmë tashmë për ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës”, deklaroi Nani pas ndeshjes.

 

Euro 2016-Ndeshjet kualifikuese 

Gjermania, nuk e njeh disfatën në Skoci

Thomas Muller kaloi dy herë në avantazh Gjermaninë, por  në dy rastet Skocia barazoi shifrat në pjesën e parë, që u mbylli në barazim 2-2. Gjermania fitoi 3-2 në pjesën e dytë falë golit të Guendogan, në 54’ dhe mori tre pikë. Kjo fitore mban Gjermaninë në krye të Grupit D, dhe shumë pranë kualifikimit. Polonia pati një ndeshje më të lehtë dhe fitoi me shifra tenistike, 8-1 ndaj Gjibraltarit. E  vetmja skuadër e madhe që rrezikon deri tani eliminimin nga Euro 2016 është Holanda, e cila pas humbjeve me Islandën dhe me Turqinë thuajse ka dalë jashtë loje. Holanda ishte e treta e Kupës së Botës në Brazil 2016 dhe Gjermania, kampione bote, apo skuadra tjetër me e mirë nga Europa në eventin e kaluar.

SHKARKO APP