“Humbje e madhe për mjekësinë shqiptare”, Manastirliu: E hidhëruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes së talentuar
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mansatirliu, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekes Suela Muça.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu thekson se ndarja e parakohshme nga jeta e mjekes është një humbje jo vetëm për miqtë dhe familjen e saj, por edhe për mjekësinë shqiptare.
Lexo edhe: Tjetër humbje, ndërron jetë mjekja dhe pedagogia e Universitetit të Mjekësisë
Statusi
E hidhëruar për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Suela Muçës, mjekes së talentuar obsetër-gjinekologe dhe pedagoges së devotshme të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e shumtë të doktoreshës që transmetonte veç mirësi, por edhe për mjekësinë shqiptare.
U prehsh në paqe dr. Suela