Hungaria bëhet gati për “apokalips” nga Shqipëria, i dhuron Malit të Zi 25 km gardh me gjemba

Hungaria është duke u bërë gati për të transferuar në Mal të Zi plot 25 kilometra gardh telash me gjemba për të parandaluar kalimin ilegal të emigrantëve, të cilët zgjedin më pas Europën Qendrore për të kaluar në Perëndim.

Lajmi është dhënë nga ministri i Jashtëm i Hungarisë.

Wshtë fakt që Hungaria radhitet si vendi i parë i BE-së e cila planifikoi ndërtimin e gardheve me tela me gjemba për të parandaluar hyrjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme në territorin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo masë u kritikua nga shumë vende anëtare por u mirëprit nga hungarezët të cilët i dhanë mbështetje masive Kryeministrit Orban në zgjedhjet e fundit që i dhanë atij një mandat të tretë në krye të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi më i fundit i hungarezëve tregon se ata presin një valë të madhe emigrantësh, e cila mund të kalojë nga Shqipëria për në Mal të Zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?