Hungaria kundër ndarjes së Tiranës nga Shkupi për rrugën drejt BE-së
Përkundër deklarimeve të Komisarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund t’i ndajnë rrugët në procesin e Integrimit në BE, por të njëjtin mëndim nuk e ndan edhe ministri hungarez, Peter Sijarto. Ai shprehu përkrahjen e fuqishme të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, e posaçërisht për Maqedoninë e Veriut.
“Besoj që deri më tani kam thënë 1000 herë, por do ta përsëris për herën e 1001. Hungaria është përkrahëse e pa rezervë e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pa rezerve ju kemi përkrahur edhe për anëtarësimin në NATO dhe jemi të mendimit se vendi juaj është në Unionin Evropian.
Unioni Evropian nuk mund të jetë i kompletuar pa shtetet e Ballkanit perëndimor. Nëse kjo varej nga ne, ju shumë shpejt do të bëheshi anëtarë të BE-së. Edhe Qeveria jonë edhe Varhej, jemi përkrahës të përkushtuar të integrimit tuaj në BE”.