Hygerta apo Hyseni, kush e vr*u babain? Gazetarja Hoxha tregon dinamikën dhe pse nuk u arrestua nëna
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar pjesë nga dinamika e vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët në Shënavlash të Durrësit. Ajo tha se dyshimet ishin të mëdha, megjithëse vajza ishte e para që pranoi se e kishte kryer Hygerta Meta. Distanca nga shtëpia tek kasollja janë 20 metra, gjë që e bën të pamundur transportimin e trupit nga ajo e vetme. Hoxha shtoi se e ëma e fëmijëve, Blerina Meta e cila është nën hetim, nuk ka folur pasi familjarët kanë predispozitat për ta mbrojtur atë që e ka kryer jo për ta spiunuar.
Deklarata nga Anila Hoxha
E para që ka folur ka qenë vajza, e cila ka deklaruar se ka vrarë babain për shkak të fejesës. Me orë të tëra, ajo është përshkruar si një njeri shumë i qetë kur rrëfente, por nga ana tjetër ishte shumë e paqartë për vendin se ku kishte hedhur armën. Më e rëndësishme është që ajo deklaronte se e kishte kryer totalisht vetë të gjitha veprimet. Vendi ku është gjetur trupi, nga banesa është 20 metra larg.
Natyrisht që vajza do ta kishte të pamundur për të ngritur trupin e të atit dhe për të kryer veprimet gjatë natës pa rënë në sy të familjarëve. Pikëpyetje më e rëndësishme ishte se mungonte rakordimi i kohës të momentit kur vajza ka treguar se ka dërguar automjetin aq larg, dhe se nuk ka treguar nëse ka ardhur në këmbë, pasi distanca ishte e lartë.
Në fund kur është parë kati i parë dhe i dytë i banesës, ka qenë një gëzhojë që është gjetur. Oficerët më pas e kanë pyetur. Ky ka qenë momenti i parë kur vajza ka thënë se dijeni për krimin kanë edhe të tjerë. Hyseni dhe Hygerta akuzohen për vrasjen e babait, ndërsa djali tjetër akuzohet për një gjë tjetër, për fshehje të kufomës. Ndërsa nëna nuk është arrestuar sepse vepra penale që dyshohet nuk është vrasja.
E ëma dyshohet se ka marë divanin dhe teksa po rregullonin skenën e krimit e kanë zhvendosur në katin e dytë. Motër e vëlla do t’ia hedhin njëri tjetrin. Faktorët plotësues do të tregojnë se kush ka mbetje të barutit që do ta vërtetonte se kush e ka shkrepur armën. Këto mund të jenë fshirë edhe për shkak se ka kaluar kohë që nga zbulimi. Ata kanë marrë edhe disa rroba për të zbuluar se kush ka gjurmë të barutit.