Hygerta nuk pendohet, fqinjët flasin për Pëllumbin. Zhdukja e ar*mës dhe detajet nga Policia
”Nuk pendohem, na ka nxirë jetën. Ai fliste dhe vendoste për gjithçka”, janë disa nga fjalët që 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente në Tiranë, ka rrëfyer për hetuesit, kur e kthyen në vendin kur vrau dhe groposi babain e saj.
Ajo thotë se zgjodhi të mos kishte të njëjtin fat me të motrën, që është martesa me detyrim nga babai. Krimi që ka tronditur opinionin publik, ndodhi në Shënavlash të Durrësit, ku pa pranga në duar, por me maskë anti-covid, ajo ka rrëfyer se nuk pendohet nga krimi që ka bërë. Policia ka dyshime se në vrasje është përfshirë e gjithë familja, ndërsa vajza ka marrë përsipër autorësinë. Policia thotë se viktima është qëlluar me 4 plumba.
”Pëllumbi e martoi me zor edhe vajzën e madhe”,-shprehen fqinjët e 50-vjeçarit që dyshohet se u vra nga vajza e tij, Hygerta Meta, 19-vjeç, pasi refuzoi të kishte të njëjtin fat me të motrën. Fqinjët e familjes Meta tregojnë se 50-vjeçari vite më parë kishte martuar me zor edhe vajzën e tij të madhe, në Derven të Krujës.
Krushku i familjes Meta, tha se 19-vjeçarja nuk mund të vriste dot një pulë dhe jo më babanë e saj. “Kam mbetur i shokuar për ngjarjen. Ishin një familje model. Ai punonte si roje te pazari i makinave. Hygerta është një engjëll, nuk mund ta vriste dot babain e saj. Ajo nuk vriste dot një pulë, jo më babain e saj”, tha ai.