Hyn në fuqi Kodi i ri Elektoral. KQZ e re gati brenda 19 tetor

Sot hyn në fuqi Kodi i Ri Elektoral. Sipas parashikimeve ligjore, KQZ e re duhet të jetë gati brenda datës 19 tetor, kësisoj anëtarëve aktual të KQZ i perfundon mandati me zgjedhjen e Kryekomisionerit.

Anëtari i KQZ, Bledar Skenderi bëri një reagim në lidhje me Kodin e Ri Elektoral. Me anë të një postimi në facebook Skenderi shkruan se përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira por që anëtarët kanë bërë më të mirën për të ardhmen e Shqipërisë. Skenderi e mbyll postimin e tij duke iu uruar trupës së re punë të mbarë.

Ja postimi i plotë i Bledar Skenderit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor!
Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit !
Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira!
Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!
Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”!
Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!
Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ.
Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit!
I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?