Hyn në fuqi Kodi Rrugor, Haxhinasto: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ishte sot në Durrës, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit.

Në fjalën e tij,  Haxhinasto tha se nga dita e sotme kanë filluar edhe efektet e kodit rrugor. Për këtë ministri i bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të lexojnë me kujdes dispozitat e këtij kodi.

Edmond Haxhinasto: Sot fillojnë efektet e kodit rrugor. Dhe masat e kodit do të kenë impakt të drejtëpërdrejtë për rritjen e sigurisë në shërbimin e transportin publik dhe në transportet e tjera.

Ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të lexojnë me kujdes ato dispozita që janë miratuar në kod, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë. Gjithe drejtoritë rajonale kanë filluar një proces për rivlerësimin e gjithe elementëve të shërbimeve që ju japin qytetareve, Për ti thjeshtuar dhe modernizuar. Në mënyrë që qytetarët t’i marrin në mënyrë më të thjeshtë dhe me kosto më të ulët. Me objektivin e vetëm t’i shërbejme sa më mire qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu Haxhinasto dha lajmin se nga sot janë dhënë çertifikatët  e aftësimit professional për drejtuesit e automjeteve të rënda. Sipas tij kjo çertifikatë është në përputhje me direktivat e BE.

Edmond Haxhinasto: Nga sot ka filluar dhenia e çertifikatave të aftësimit profesional. Një dokument shumë i rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve të rënda, si kamionëve dhe autobusëve. Kjo çertifikatë është në përputhje me direktivat e BE.

Drejtuesit e automjeteve do të jenë të  kualifikuar dhe pajisur me dokumentin përkatës njësoj si homologet e tyre në Europë.Dhënia e këtij dokumenti dhe vetë procesi kualifikimit dhe trajnimit të drejtuesve të këtyre mjeteve, do sjellë siguri më të lartë për këtë kategori të transportit. Vecanerisht për ata qytetarë që përdorin transportin publik, do të kemi siguri më të lartë./Ora

SHKARKO APP