Hyn në Kuvend demokrati socialist që frymëzohet në bregdet, ose njeriu që u mërzit se s’u fut fitues në listë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Alfred Peza ka bërë me dije mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” emrin e deputetit të ri që do të hyjë në Kuvend nga lista e Partisë Demokratike, i cili do të marrë mandatin si pasojë e djegies së mandateve nga ana e opozitës.
Peza ka zbuluar kështu se bëhet fjalë për Lefter Maliqin, i cili aktualisht mban postin e nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Por kush është Lefter Maliqi?
Kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Beratit u perfol ne ate kohe se u largua publikisht nga PD-ja për shkak se mbeti i pakënaqur nga vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për të mos e futur të parin në listën e Beratit. I zhgënjyer nga ky vendim, Maliqi do të shfrytëzonte takimin elektoral të kryesocialistit Edi Rama në Berat për të shpallur vendimin e tij se largohej përfundimisht nga PD-ja, si dhe i premtoi Ramës publikisht votat e përkrahësve të tij për PS-në. Dhe pas kësaj deklarate, Lefter Maliqi u shpërblye me emërimin e tij si numri 2 i Burgjeve të vendit.
Deklarata e Maliqit
Me 31 maj 2017 Ish-deputeti demokrat dhe ish-kryetari i komunës Otllak në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, dhe pasi protestoi dy muaj e gjysem ne “Çadren e Lirise” deklaroi se do të bashkohet me Partinë Socialiste për të punuar për një fitore të thellë në qarkun e Beratit.
Sipas asaj që shkruan, këtë vendim Maliqi e mori pas qetësimit dhe frymëzimit në plazhin e Durrësit, e tani po shkon në Berat për t’i dhënë mbështetësve të vet lajmin e ri.
Maliqi ishte i pakënaqur pas renditjes së parë në listën e PD-së dhe i la Bashës 24 orë kohë që të korrigjonte renditjen e tij. Por edhe kalimi në vendin e tretë në listë e ka lënë të pakënaqur.
Maliqi tregon se i kishte kërkuar Lulzim Bashës që të jetë i dyti në listë, pas refuzimit të vazhdueshëm që ky i fundit i kishte bërë si për ta kandiduar në Bashkinë e Beratit ashtu edhe për postin e kryetarit të PD-së në Berat.
Në këtë status Maliqi ka sulmuar kandidatin e dytë në listë të Partisë Demokratike, ndërsa ofertat që i ka bërë Lulzim Basha kanë qenë sipas tij qesharake. “Suksese Edi Ramës”, shkruan Lefter Maliqi, i cili ka qenë deputet i qarkut të Beratit në vitet 2009-2013 me Partinë Demokratike.
Njoftimi
Ndërkaq, rikthimin e tij në Kuvend, Lefter Maliqi e paralajmëroi në facebook” pesë ditë më parë.
“Po vjen radha,edhe pak nga ka ngelur,së shpejti pranë jush. Sfidat vazhdojnë”- paralajmëroi Lefter Maliqi në datën 13 shkurt.

Reagimi i PD
Gjatë emisioni Opinion, ish deputeti i PS, Alfred Peza ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi se si do te veprohet me rastin e Lefter Maliqit, i cili nuk do pranojë të lëshoje mandatin.
“Edi Rama të ndalë tentativat për të blerë kandidatet e opozitës. Ne do procedojmë më dorëheqjen vullnetare të gjithë kandidatëve. Në zgjedhjet e shkuara PD nuk ishte në koalicion. Ndaj nuk ka zgjidhje ligjore mandatet nuk i kalojnë partive të tjera. Lefter Maliqi? Ai nuk është kandidati i PD, i është një drejtor i Partisë Socialiste. Po ta gëzojë mandatin”, tha Bardhi.
/Koha Jone
KOHA JONË SONDAZH

