Hyn në një shtëpi në Durrës, dhunon kë gjen aty, ju grabit paratë dhe ikën
Një sulm që ka ndodhur në një banesë në Durrës, ka përfunduar me dhunimin fizik të personave që u gjendën aty, dhe me grabitjen e tyre.
Për këtë ngjarje, sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se është arrestuar një 51-vjeçar, banues në Lezhë.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05. 08. 2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F. Sh., 51 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e shtetasit A. E., 29 vjeç , banues në Durrës, të cilin e ka goditur dhe më vijim i ka vjedhur me dhunë një sasi parash shtetases H. M., 44 vjeçe. Nenet 139, 88 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

