Hyri me shpejtësi me motorr në oborrin e shtëpisë dhe u rrëzua, humb jetën 31-vjeçari në Gramsh
Një shtetas në një fshat malor të Gramshit dyshohet ka humbur jetën pasi ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta në oborrin e shtëpisë pak pas mesnate.
Bëhet me dije se rreth orës 00:30, shtetasi i identifikuar si A. Dakare 31 vjeç është gjetur nga familjarët i plagosur në gjendje të rëndë në oborrin e shtëpisë në fshatin Gribë i bashkisë Gramsh.
Paraprakisht dyshohet se ai ka mbetur i plagosur aksidentalisht në oborrin e shtëpisë së tij. Ai mendohet se është futur me shpejtësi në oborr me motomjetin e tij dhe është përplasur me fijen e telit ku thajnë rrobat pas larjes.
Kjo ka rezultuar fatale pasi fija e telit i ka dëmtuar fytin dhe nga shpejtësia drejtuesi i motorrit ka rënë nga lartësia prej 4 m e murit mbajtës.
Familjarët që kanë dëgjuar zhurmën e kanë gjetur pa ndjenja. Menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e cila ka shkuar në vendngjarje, por 31 vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë prokuroria po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.