Hysa: Shteti të përgjigjet për shqiptarët në Siri

Roald Hysa, Sekretar i Shoqatës së Hoxhallarëve të Shqipërisë, kërkoi nga shteti shqiptar që të bëjë më shumë për kthimin e shqiptarëve nga Siria.

”Aty ka shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, mund të jenë rreth 300 persona, ku 150 janë nga Shqipëria. Bëhet fjalë për persona të shtresave të ulta. Këta njerëz, duke mos pasur kontakt me hoxhallarët e tyre, të cilët kanë këshilluar gjithmonë që mos të shkojnë në Siri, kanë bërë zgjedhjen e gabuar”.

Ai theksoi se të gjithë këta persona duhet të kthehen në Shqipëri, por fillimisht shteti duhet të hapë dritën jeshile, pasi për momentin ka një ligj që e ndalon kthimin e tyre.

”Ne kemi një ligj që i ndalon këta persona të kthehen në vend, përveç fëmijëve, të cilët nuk i kap ligji. 72 persona, hiq 28 fëmijë, është një numër shumë i vogël për t’u trajtuar, por shteti duhet të hapë fillimisht dritën jeshile për kthimin e tyre. Është çështje vullneti nga ana e shtetit për t’i kthyer, më pas ka për detyrë komuniteti mysliman që të trajtojë këta persona”.

SHKARKO APP