”Hysen Meta pranon kr*min”, Policia zbardh vr*sjen e Pëllumbit: Fëmijët e kishin planifikuar
Në konferencën për shtyp, Policia e Durrësit ka dhënë detajet e plota të vrasjes dhe më pas groposjen e kryefamiljarit Pëllumb Meta nga tre fëmijët e tij në fshatin Shënavlash në Durrës. Hysen Meta 25-vjeç ka pranuar se ka qenë qenë ekzekutori i babait të tij, ndërsa është ndihmuar nga motra dhe vëllai. Në banesë u gjet edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi. Në polici, autorët kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë debatet familjare që kanë pasur dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person kundër dëshirës së saj.
Kush ishte iniciator që u zbulua se nga i humbur ka qenë një vrasje?
Në momentin që kemi marrë këtë kallëzim kemi pasur dyshimet tona. Informacionet tona që morëm në zonë na tregoi se nuk ishte një humbje apo zhdukje, por diçka më tepër. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një konflikt të çastit, por një zjarr të menduar nga dy fëmijët e tij.
A ka të implikuar të tjerë në këtë ngjarje?
Me hetimet do të zbulojmë rrethanat.
A ka pasur të tjerë të pranishëm në momentin e kryerjes së krimit?
Nëse do të kishte do të ishin arrestuar edhe ata.
E ka pranuar ekzekutori akuzën?
Po, e ka pranuar. Është bërë sqarimi i ngjarjes. Motra fillimisht mori përsipër akuzat pasi ishte bërë për të.