“Hysenbelliu Group” dhe fondacioni FAB dhurata për fëmijët e viktimave të trafikimit
Kompania ‘Hysenbelliu Group’ dhe fondacioni FAB, për festat e fundvitit rikthen buzëqeshjen te fëmijët e viktimave të trafikimit, shfrytëzimit dhe abuzimit. Duke vijuar traditën e bamirësisë, Kompania ‘Hysenbelliu Group’ dhe fondacioni FAB vizituan nënat dhe fëmijët e organizatës, “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në kryeqytet, ku shpërndanë kartolina dhe dhurata për fëmijët. Përfaqësuesja e fondacionit FAB, Maida Gjineci tha se përmes akteve të tilla të bamirësisë duam t’u tregojë këtyre nënave dhe fëmijëve që nuk janë të vetëm në këtë rrugëtim, teksa përcolli mesazh sensibilizimi për të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë sadopak.
“Të Ndryshëm & Të Barabartë” është themeluar që në 2004 dhe operon në 5 bashki të vendit, me një shërbim 24 orë, për 7 ditët e javës, duke ofruar përkujdesje për nëna dhe fëmijë, për ri-integrimin e tyre në shoqëri. Kjo organizatë ofron shërbime edukimi për fëmijët dhe punësim për nënat e tyre. Drejtoresha e organizatës Mariana Meshi falenderoi fondacionin FAB për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmesën e pakursyer.
Fondacioni FAB vijon misionin për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë, duke sjellë shembuj të denjë dhe humanë për shoqërinë.