Hysi i tërheq vëmendjen Murrizit për gjuhën e përdorur, tre deputetë bllokojnë foltoren e Kuvendit

Një moment tensioni është krijuar në Kuvend pas fjalimit të deputetit të opozitës Myslim Murrizi.

Drejtuesja e seancës Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendjen për përdorim të gjuhës jo etike duke e ndërprerë fjalën e tij.

Punonjësit e gardës që kujdesen për sigurinë e Kuvendit janë afruar pranë foltores për t’i kërkuar atij që të lirojë foltoren pasi ishte radha e Ministres Etilda Gjonaj për të prezantuar nga foltorja e Kuvendit amnistinë për gratë burgosura.

Por kanë hasur në kundërshtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë të opozitës Halit Valteri dhe Ralf Gjoni.

Kjo ka detyruar drejtuesen e seancës të kërkojë një pushim 5-minutësh.

SHKARKO APP