I aksidentuari me Covid-19, karantinohen 10 mjekë dhe infermierë

Edhe pse shpresa është e madhe për uljen e kurbës së pandemisë së Covid-19, personeli mjekësor që u kujdes për të aksidentuarin në Durrës që u konfirmua me Covid-19, janë karantinuar 10 persona të personelit mjekësor nga Trauma. Pas rastit që u konfirmua nga ministria, që një prej të aksidentuarve që u dërgua te Trauma rezultoi me Covid-19 dhe e dërguan tek Infektivi, 5 mjekë dhe 5 infermierë nga Trauma janë karantinuar.

I riu 3 ditë më parë, pësoi një aksident, ku gjendja ishte e rëndë. Menjëherë është dërguar në spital të Durrësit, ku i është bërë skaneri dhe nga bluzat e bardha ka pasur dyshime se mund të jetë me Covid-19. Mësohet se i është marrë tamponi nga ku ka rezultuar pozitiv.

Tamponi i është marrë edhe shokut të tij dhe tre mjekëve por rezultuan negative. Ato janë vetëkarantinuar në shtëpi për 14 ditë. I riu është dërguar në Urgjencën e Spitalit Infektiv në Tiranë, ku mësohet se është në gjendje të stabilizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?