I akuzuar nga SPAK, ish-deputeti vijon takimet me qytetarët: Energji pozitive me çunat e Manzës

Jurgis Çyrbja i cili dje bëri me dije dorëzimin e mandatit si deputetet i PS, vijon takimet me qytetarët, edhe pse një ditë më parë la mandatin.

”Gjithmonë me energji pozitive me çunat e Manzës, me të cilat na bën bashkë miqësia pa kushte! Sepse vetëm miqtë e mirë dhe dashamirës, të bëjnë të mos humbësh kohë në Tiranë për të ardhë në Durrës”, shkruan ai krahas fotos. Çyrbja akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.

Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të hipotekave në këtë qytet, një detyrë që e mbajti deri në 2017 kur edhe mori mandatin e parë në parlament. I kallëzuar prej 2021 nga demokrati Edi Paloka, deputeti i cili dorëzoi mandatin pak orë pasi u pyet në SPAK, ka këmbëngulur se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që I delegoheshin nga vartësit.

SHKARKO APP