I akuzuari për vrasje në Shkodër, prokuroria kërkon 35 vjet burg

Prokuroria e Shkodrës i kërkon sot gjykatës dënimin me 35 vjet burg për shtetasin Shpëtim Sadiku, i akuzuar për vrasje.

Policia e Shkodrës e arrestoi Sadikun në muajin shkurt të këtij viti, pasi ai akuzohet për vrasjen e një shtetasi, në nëntor të vitit të kaluar, në qytetin verior.

Burime zyrtare nga Policia lokale kanë bërë të ditur se 24 vjeçari Shpëtim Sadiku, bnga fshati Rranxë i komunës Bushat, është autori  i dyshuar i vrasjes së shtetasit Palok Lazri, në 20 nëntor të vitit të kaluar, në qytetin e Shkodrës. Pas hetimeve, prokuroria mbylli dosjen dhe e konsideron atë fajtor të vrasjes duke i kërkuar gjykatës dënimin me 35 vjet burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?